×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiqi refuzon t’i thotë emrat e shteteve që “e tërhoqën njohjen e Kosovës”

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 15:20

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se emrat e katër shteteve të cilat thotë se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës do t’i bëjë të ditur “kur të jetë më e zgjuar”, sepse tani tha se nuk dëshiron ta vë Serbinë në “një pozitë të tmerrshme”.

    Vuçiq hedhi akuza ndaj Perëndimit në TV Prva, duke thënë se “Perëndimi është hipokrit sepse e pengon Serbinë ta ruajë integritetin e saj”, duke e krahasuar Ukrainën me Serbinë.

    Duke shfrenuar imagjinatën, siç bën zakonisht, Vuçiq e arsyetoi armatosjen e Serbisë me “kërcënime”, pa treguar se nga kush po ndihet i rrezikuar.

    Ai tha se “ambasadorët nuk mund të udhëheqin politikën e Serbisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!