×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiqit i dorëzohet përgjigja e KFOR-it, nesër e bën publike

    Reporteri
    07 Janar 2023 | 22:40

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq raportohet se është kthyer nga Greqia ku ka qëndruar gjatë festave të Krishtlindjeve dhe sapo ka mbërritur në Presidencë i është dorëzuar përgjigja e KFOR-it për kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë, raportojnë mediat e afërta me të.

    Sipas këtyre njoftimeve Vuçiq do të ketë një paraqitje në një televizion në Serbi ku mund të flas edhe për atë se çfarë i ka thënë NATO.

    “Vuçiqi do të flasë për përgjigjen e KFOR-it, por edhe për përgjigjen e Serbisë dhe hapat e ardhshëm se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë, të dielën në mëngjes në orën 10:00 në një intervistë për TV Pink”, ka raportuar tabloidi serb “Informer” që është një nga instrumentet informative të Vuçiq duke u thirrur në burime.

    Misioni i KFOR-it në Kosovë gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se ia ka kthyer përgjigjen Serbisë për kërkesën e saj që të kthehen 1,000 trupa ushtarake në Kosovë.

    Përmbajtja e përgjigjes së KFOR-it nuk është bërë e ditur.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!