×
  • Lajme
  • Rajon

    Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 14:13

    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thirrjet e Perëndimit që vendi i tij të vendos sanksione ndaj Rusisë.

    Siç tha ai për TV Prva “Moska, ndryshe nga Perëndimi nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë”.

    “Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, nuk na ka kërkuar ta njohim Kosovën. Ju duhet të kujdeseni për interesat tuaja, e di, përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të thonë “mos shikoni të kaluarën” Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se është një burrështetas, lider i lirë, që është e vërteta absolute. Shumica e liderëve të BE-së janë sovranë, sikur të sundojnë territore, e jo shtete”, tha ai.

    Shumë vende në botë i janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë edhe Kosovën qëkur nisi sulmi i saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!