×
  • Lajme
  • Rajon / Emrat

    Zbulohet identiteti i personave që sulmuan tre shqiptarët në Mal të Zi

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 11:50

    Zbardhen emrat e 3 prej 5 te arrestuarve në Malin e Zi.

    Sipas Policisë malazeze të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic me vendbanim në Zelenika.

    Ata kanë qenë me veshje ushtarake kur kanë sulmuar shqiptarët. Ditën e djeshme u bë e ditur se janë arrestuar 5 nga 8 dhunuesit e shqiptarëve, ndërsa janë në kërkim dhe tre të tjerë.

    Ndërkohë njëri prej të dhunuarve në dëshminë e tij tha se shkak i sulmit të tyre është bërë flamuri shqiptar në pasqyrën e makinës së tyre.

    Në lidhje me ngjarjen autoritetet po zhvillojnë hetime.

    Flet njëri nga personat që u sulmua dje në Mal të Zi: Kisha një flamur të vogël Kuq e Zi te pasqyra e makinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!