×
  • Lajme
  • Rajon

    Zgjedhjet në Serbi ka gjasa të mbahen në dhjetor

    Reporteri
    28 Shtator 2023 | 16:14

    Serbia është duke u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe lokale në një sërë komunash dhe qytetesh, përfshirë Beogradin, që ka gjasa që do të mbahen më 17 dhjetor. Për këtë, do të duhet të japë dorëheqje edhe Kryeministrja Ana Brnabiq.

    N1 mëson se në seancën e Qeverisë së Serbisë së mbajtur sot, kryeministrja Ana Brnabiq ka kërkuar nga ministrat dhe sekretarët e shtetit që të gjitha dekretet dhe rregulloret që janë në procedurë të miratohen deri në mes të tetorit, sepse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor, raporton Danas, përcjell Reporteri.net.

    Edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë për Radio Televizionin e Serbisë se zgjedhjet parlamentare, provinciale, të Beogradit, si dhe zgjedhjet në disa komuna të tjera mund të mbahen që më 17 dhjetor.

    Burime jozyrtare bëjnë me dije se iniciativa ka ardhur nga kryesia e Partisë Progresive Serbe (SNS), dhe arsyeja dyshohet se janë zgjedhjet e ardhshme, prandaj të gjithë kryetarët dhe kryetarët e komunave në Serbi nga koalicioni qeverisës me gjasë do të japin dorëheqje.

    Dorëheqjet e kryetarëve të komunave duhet të konfirmohen nga kuvendet lokale, që është pjesë e procedurës për shpalljen e zgjedhjeve.

    Kryetari i Beogradit, Aleksandar Shapiq, ka konfirmuar se zgjedhjet mund të mbahen më 17 dhjetor, por ka rezerva “nëse një marrëveshje e tillë arrihet në ditët në vijim”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!