×
  • Lajme
  • Rajon

    Zhvillimet në Ballkan dhe investimet, kryeministri i Maqedonisë së Veriut takon Grenellin

    Reporteri
    14 Gusht 2024 | 18:22

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka takuar sot ish të dërguarin special të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    Mickoski tha se me Grenellin ka folur për “zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

    “Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet me SHBA-të, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Ne kemi analizuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u shqyrtua mundësia e pjesëmarrjes së mundshme amerikane në projektin energjetik “Chebren”, i cili ka rëndësi strategjike për pavarësinë energjetike të vendit”.

    Ai e ka falënderuar Grenellin për “përkushtimin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve”.

    “Theksova se Qeveria mbetet fuqishëm e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit strategjik, me vëmendje të veçantë në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë dhe energjisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!