×
  • Lajme
  • Rajon

    Zhvillimet në veri, Vuçiq në takim me ambasadorët e Quint-it

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 9:41

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorët e shteteve të Quintit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

    Në takim po merr pjesë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, shkruan Tanjug.

    Temë e takimit do të jetë situata në veri, ku protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po vazhdojnë edhe sot.

    Protestuesit fillojnë të grumbullohen pranë ndërtesave komunale në veri, Policia: Situata është e qetë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!