Bashkim Kastrati, Hidrolog në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se Rajoni i Dukagjinit është më i rrezikuar nga reshjet e shiut.
“Shkrirja e borës, temperaturat më të larta, sasia e reshjeve, të gjitha këto edhe kur e kemi parasysh se toka është ngop ai deficiti i thatësisë i cili ka ekzistuar deri më tani po flas për pjesën perëndimore të Kosovës është tejkaluar dhe tash natyrisht se mund të paraqiten probleme dhe vërshime në disa pjesë.
Në aspektin gjeografik, më tepër ka mundësi që të ekspozohen ndaj vërshimeve janë Peja, Komuna e Deçanit, Juniku, pjesë të Gjakovës, fshatrat e këtyre vendeve sidomos pjesa lindore e tyre.
Ndërsa pjesët e tjera të Kosovës, zonat urbane edhe Prishtina si e tillë e ka të pamundur me e përballu një intensiteti të tillë të reshjeve dhe natyrisht që paraqiten përmbytjet që quhen përmbytje urbane”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.