Mikrobiologu Lul Raka thotë se ditët e fundit ka rënë interesimi i qytetarëve për tu testuar për Covid-19. Kjo sipas tij është arsyeja se së fundi ka numër më të vogël të testeve të kryera në vend.
“Numri i testimeve është zvogëluar, është shumë e çuditshme dhe paradoksale por ka ra interesimi i njerëzve për me u testuar, kjo është arsyeja’, thotë Raka.
“Kapacitetet për testime janë”, shtoi ai.
Raka këshilloi qytetarët që për festat e fundivitit të shmangin vizitat e shumta dhe grumbullimet.
“Festat të bëhen në rrethin e ngushtë familjar, të shmangen vizitat familjare”, tha Raka për Kanal 10.
Ai ka këshilluar edhe bashkëatdhetarët që të mos marrin pjesë në dasma dhe grumbullime të shumta.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 49.169 raste nga 173.145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.262 raste të vdekjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.