Kujdes të shtuar të qytetarëve nga COVID-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu Lul Raka.
Ai vlerësoi se varianti i ri i coronavirusit duhet të jetë alarm për të gjithë.
“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.
Në intervistën për RTV 21 flet edhe për vaksinën kundër Covid-19 ku parashikon që pas vaksinimit të kthehet jeta normale.
Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.