Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka folur pas takimit që ka pasur sot në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, dhe drejtorin e të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuriq.
Ai ka thënë se të gjithë kandidatët e Listës Serbe që kanë fituar në zgjedhjet e fundit të mbajtura në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, janë të gatshëm që të japin dorëheqje përsëri, nëse nuk gjejnë gjuhë të përbashkët me institucionet e Republikës së Kosovës.
“Kryetarët e zgjedhur janë të gatshëm të lënë institucionet nëse nuk ka mirëkuptim me Prishtinën”, ka thënë Rakiq sot në Beograd.
Ai ka thënë se ky largim përveç kryetarëve, do të përfshijë edhe zyrtarë të tjerë të të gjitha niveleve.
“Nëse kjo ndodh atëherë do të ndodh në të gjitha nivelet, nga prokurorët e gjyqtarët e deri tek mësuesit”, është shprehur Rakiq, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë falënderuar Vuçiqin për përkushtimin e tij, dhe gjithçka që po bënë për të lehtësuar jetën e serbëve në Kosovë.
E për një largim të serishëm të kryetarëve të Listës Serbe, kishte paralajmëruar Vuçiq ende para se të fillonin zgjedhjet.
Ai kishte thënë se ata do të japin dorëheqje edhe pasi të përfundojnë zgjedhjet e parakohshme./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.