×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama në prani të Kurtit: “Ballkani i Hapur” nuk na bashkon, por as nuk na ndanë

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 14:18

    Qeveria e Kosovës u takua për të tetën herë me atë të Shqipërisë, për të diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit dhe mrrëdhënieve mes dy shteteve, ku dhe u nënshkruan 19 marrëveshje mes dy vendeve.

    Pas këtij takimi, në konferencë për media, Rama foli edhe për “Ballkanin e Hapur”, ku tha se në këtë pikë kanë këndvështrime të ndryshme, por kjo nuk pengon në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Është e vërtetë që “Ballkani i Hapur” nuk na bashkon, por është po kaq e vërtetë që nuk na ndanë, që do të thotë që në këtë pikë nuk pajtohemi, por këto këndvështrime të ndryshme, nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale ne të vazhdojmë të ecim përpara. Ashtu si kundër, dëshirojë ta theksojë që porosia ime për Qeverinë që drejtojë është që çdo gjë ne që jetësojmë në “Ballkanin e Hapur”, duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën”, tha Rama. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!