×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama del t’i përcjellë korrje-shirjet nëpër fshatra të Prishtinës

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 17:59

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në terren për të parë korrje-shirjet në disa fshatra të komunës që ai udhëheq.

    Rama ka postuar disa fotografi në Facebook dhe ka njoftuar se ka përcjellur procesin e korrje-shirjeve të grurit në fshatrat Barilevë e Drenoc.

    “Në fshatrat Barilevë e Drenoc, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, z. Plator Gerdovci, përcollëm procesin e korrje-shirjeve të grurit. Zhvillimi rural i Kryeqytetit vazhdon të jetë prioritet për ne, prandaj do të vazhdojmë t’i përkrahim kultivuesit e kulturave bujqësore në Prishtinë për të maksimalizuar rendimentet e punës së tyre”, Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!