Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë shkuar për në vizitë në Kiev të Ukrainës.
Abazoviq ka ndarë fotografi prej atje bashkë me Ramën në ‘Twitter’-in e tij mëngjesin e së mërkurës, duke thënë se shkuan atje për t’iu ofruar mbështetje të sinqertë.
“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për t’iu ofruar mbështetje të sinqertë Ukrainës dhe qytetarëve të saj në mbrojtjen e së drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këto kohëra të vështira dhe katastrofë humanitare”, ka deklaruar Abazoviq në ‘Twitter’.
Stigli smo u #Kiev sa @ediramaal da pružimo iskrenu podršku 🇺🇦 i njenim građanima u odbrani prava na slobodu. #MNE🇲🇪 će nastaviti da pomaže #Ukraine u ovom teškom trenutku i humanitarnoj katastrofi. pic.twitter.com/46ihDohbdf
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022
Për vizitën e të dy kryeministrave për në Ukrainë është paralajmëruar dje.