×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasja me kryeministrin

    Rama: Është mirë që Kryetarin e Prishtinës e zgjedhin kryeqytetasit e jo Kurti me vendim

    Reporteri
    30 Qershor 2025 | 17:39

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,  ka thënë se “është mirë” që kjo nuk vendoset me vendim nga individë si kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili i tha atij sot se në vjeshtë, kur mbahen zgjedhjet lokale, duhet të gjejë punë tjetër.

    “Është mirë që është te vota e kryeqytetit, e qytetarëve të kryeqytetit, jo te personat individualë që e marrin këtë vendim, prandaj qytetarët e kryeqytetit le ta vendosin kush është meritor, a është ai që ka punu me zemër e me shpirt gjatë këtyre katër viteve për me e transformu kryeqytetin, apo ata të cilët e kanë sabotu dhe e kanë blloku”, tha Rama në T7.

    Rama tha se “unaza e jashtme është jetike për kryeqytetin”, ndërsa tregoi sfidat që tha se i ka pasur për të bashkëpunuar me nivelin qendror.

    “Qytetarët qartazi e shohin kush është duke punu”, tha ai.

    Rama tha se i ka kërkuar Kurtit disa herë që të takohen.

    “Ja që kryeministri nuk e ka pa të rrugës që të vijë sepse thotë ‘jemi ende të lënduar që na e ke marrë Prishtinën’”, tha ai.

    Kryetari i Prishtinës tha se po mendon se “çfarë ka ndodhur me Kosovën këto 4-5 vite”.

    “Paramendo çka kish me ndodhë me Prishtinën po ta kishin këta. Është një ‘mindset’ destruktiv, i rrezikshëm, që nuk duhet me e leju”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!