×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Isa Mustafa është tinëzak, është pro Shengenit Rajonal

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 22:49

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryetari i LDK’së është një lider tinëzak, dhe se ai e ka ditur për shengenin ballkanik që një kohë të gjatë.


    “Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë. Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakorduar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për Shengenin Rajonal po nuk i thotë të gjitha”, ka thënë Rama në “Pressing” në T7, shkruan Express.

    “Për këtë anën ekonomike jemi dakorduar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, ka deklaruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!