×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova të bëhet pjesë e partneritetit për paqen”, Rama me Stoltenberg: Baza e NATO-s në Durrës, e fjalës së fundit

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 13:53

    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kërkuar sërish nga NATO që të konsiderojë përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe, duke thënë se ai këtë e sheh si një veprim të mençur në këtë kohë.

    Në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nga selia e NATO-s në Bruksel, Rama kërkoi që edhe Serbia të jetë pjesë e Aleancës.

    “Një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Serbinë, e cila nuk është pjesë e Aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë. Nga ana tjetër, pata edhe një herë shansën për atë që kam përmendur në samit për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe, edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleate dhe e dimë që ky është një organizëm konsensual. Megjithatë, kohërat në të cilat jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtet e mençur që kjo të rikonsiderohet”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!