Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë duke e bërë një robot në Prishtinë që do të ndërtojë tulla, duke përdorur materiale të reciklueshme.
Sipas Ramës, roboti do t’i ndërtonte 600 deri në 1 mijë tulla në ditë, shkruan Reporteri.net.
“E kam një befasi për ju. Jemi duke e ba edhe robotin në Prishtinë, që ka me përdorë materiale të reciklume, edhe prej materialeve të reciklume me ndërtu tulla, 600-1000 në ditë”, ka thënë Rama.
Ai nga Venecia ka thumbuar Ministrinë e Kulturës, duke e lidhur me punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, duke thënë se mund të ia ndalin edhe këtë projekt.
“Mos i tregoni IKMM’së dhe Ministrisë së Kulturës se vijnë na e ndalin. Mbane privatësinë”, ka thënë Rama./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.