Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar Kosovën në sy të kryeministrit të ri Albin Kurti, ndërsa ka folur për (mos) zbatimin e marrëveshje të arritura mes dy vendeve nga qeveritë e kaluara.
Ai ka thënë se kosovarët sot mund të punojnë në Shqipëri pa asnjë procedure burokratike, por jo edhe anasjelltas.
“Ministri Cakaj ka marrë një iniciativë të bazuar tek dakordësia dhe që ishte në rendin e ditës dhe sot qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë procedurë burokratike për të punuar në Serbi, ndërkohë në Kosovë ka mbetur akoma procedura e njëjtë si për kinezët si për shqiptarët. Kjo është thjeshtë një çështje burokracie, nuk ka lidhje me vullnetin qeverisës që është i plotë”, tha Rama, shkruan Reporteri.net.
Ai shtoi se sfidë e dy kryeministrave është që të bëjnë që makina burokratike të lëvizi me shpejtësinë e dritës sonë.
Rama tha se në mbledhjen e fund marsit që do të mbahet në Shkodër, do të gjykohen për faktet, e jo më më për përshëndetjet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.