×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama me batuta: Jashtë ishte një qen që lehte derisa nisën himnet, faleminderit Albin që e ndale edhe shiun

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 11:47

    Është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, derisa ka folur kryeministri Edi Rama, i cili tha se slogani i këtij takimi “të përbashkuar”, tregon edhe kuptimin që ka kjo mbledhje.

    Tutje Rama falendëroi për mundësinë kryeministrin kosovar, Albin Kurti derisa me ironi falënderoi atë ‘’edhe për ndalimin e shiut’’.

    ‘’Faleminderit edhe për ndalimin e shiut, sepse ka pasur reshje nga 20 minuta që mund të prishnin takimin, ishte një qen aty që lehte para se të këndoheshin himnet, mirëpo edhe qeni nuk lehu më, çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit me të në botën e njerëzve, që tentojnë vazhdimisht të fusin xixa mes nesh, dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje edhe homologut këtu, nuk ka të tilla sepse ne jemi shumë të hapur dhe për çështjet me të cilat nuk merremi vesh t’i ndajmë, të fala përkatëse për qenin, unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje’’, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!