×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Shkup

    Rama në samitin e BE-së: Një hap i madh për tu afruar më shumë me Bashkimin Evropian

    Reporteri
    22 Janar 2024 | 10:54

    Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot (22 janar), në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

    Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

    Në fillim të samitit, është deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku tha se takimi i sotëm përveç që është i rëndësishëm është edhe një hap i madh për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian.

    “Është një takim i rëndësishëm këtu sot. Një hap i madh për tu afruar më shumë me Bashkimin Evropian. Konsideroj që është një mundësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të diskutojmë se bashku”, deklaroi Rama.

    Nikoqir i konferencës do të jetë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërkohë që i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ai i Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq.

    Në takim do të ketë edhe përfaqësues prej Bosnje-Hercegovinës.

    Përveç tyre, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen prej Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!