Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka qenë sot i ftuar në Emisionin Frontal në T7 ku ka folur për mobilizimin e ushtrisë në rast se kërkohet nevoja për tu përballur me koronavirusin.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballojë një situatë të jashtëzakonshme nëse ajo shpallet nga ana e Presidentit të Kosovës.
Gjatë bisedës, Rama ka treguar se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19 por megjithatë tha se njëri prej tyre është në karantinë.
“Nuk kemi asnjë rast deri tash tek pjestarët tanë. Dua ta njoftoj opinionin publik se rasti i fundit në Podujevë, vëllau i atij të infektuarit është pjestarë i FSK-së. Është në karantinë në shtyëpinë e tij. Nuk ka një sinjal ose naj nevojë për tretman të vecnatë jem në kontak por ai nuk ka ndonjë shqetësim nga ai dhe shpresojmë të mos ket”, ka thënë Rama./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.