Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot kanë nisur sërish punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Ai ka publikuar pamjet nga punimet, duke thënë se Inspektorati i Trashëgimisë ka ndaluar punimet në kundërshtim të plotë me ligjin, prandaj projekti do të realizohet.
“Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po vazhdojnë edhe sot! Projekti do të realizohet! Dje ka ndodhur ndalimi i punimeve në një pjesë të rrugës, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe duke u mbështetur në dokumente JO VALIDE. Prandaj, Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të kundërshtuar të gjitha vendimet e kundërligjshme të Ministrisë së Kulturës dhe të institucioneve vartëse të saj”, thuhet në postimin e tij.
Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” u ndërprenë dje pak pasi kishin filluar. Në vendpunishte ka pasur konfrontime me deklarata mes Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramë dhe zyrtarëve të Inspektoratit të Trashëgimisë.
Rama ka kërkuar vendim të gjykatës.
Ai më pas ka publikuar një shkresë që ua kishte dërguar Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, ku thuhej se hapësira ku po zhvilloheshin punët nuk është pjesë e zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës.
Punimet janë ndërprerë qe disa herë. Sipas Inspektoratit, nuk janë marr pëlqimet e nevojshme për punime në një zonë ku ka monumente të trashëgimisë arkitektonike e kulturore. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.