
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Rama ka thënë që kjo që po ndodh në Kosovë nuk i ndihmon procesit të normalizimin e dhe njohje të ndërsjellë ku siç thotë ai janë angazhuar miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe të shqiptarëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Tutje ai ka thënë që i bashkohet apelit të tyre për të mos ecur në këtë shteg sipas tij të rrezikshëm.
“Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi Rama.
Ambasadori amerikan ka bërë thirrje se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë./Reporteri.net
Postimi i plotë:
A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!
— Edi Rama (@ediramaal) May 26, 2023
Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më
tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë 🇺🇸🇦🇱🇪🇺— Edi Rama (@ediramaal) May 26, 2023