×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama pas takimit me Presidentin e KE’së: De-eskalimi, rruga drejt normalizimit mes Kosovës e Serbisë

    Reporteri
    26 Qershor 2023 | 17:27

    Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi nga pala serbe i 3 policëve të Kosovës është lajm i mirë, edhe pse i vonuar.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama bën të ditur se është takuar në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, me të cilin ka biseduar për marrëdhënien mes Kosovës e Serbisë.

    “Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar”!

    E sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas Ramës, tani është i domosdoshëm de-eskalimi i menjëhershëm i situatës.

    “Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!