×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për deklaratën e Lavrovit për ‘Open Balkan’: Shumë peshq të ‘Ballkanit të Mbyllur’ po i hanë truket e tij

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 16:50

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i quajti peshq të “Ballkanit të Mbyllur” që i hanë fabulat e Lavrovit, gjithë ata që i besojnë deklarimet e Ministrit të Jashtë rus, – i njohur në botë për shpërndarjen e propagandës së Putinit, – i cili së fundi tha se Rusa e mbështetë iniciativën “Ballkani i Hapur” si iniciativë të Serbisë.

    “Tani peshqve të Ballkanit të Mbyllur nuk kemi çfarë tu bëjmë”, tha Rama gjatë konferencës në Ohër, pas takimit të radhës së “Open Balkan”.

    Lavorvin, kryeministri shqiptar e ironizoi si “peshkaqen të mirënjohur për sarkazmat e tij”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Sepse nëse ai do të ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur do të ishte këtu”, tha Rama.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk e duan Ballkanin e Hapur dhe janë këtu sot, e ai nuk është”, ironizoi Rama, duke iu referuar prezencës së ambasadorëve dhe zyrtarëve tjerë të lartë të BE-së dhe SHBA-ve në samitin e “Open Ballkan” në Ohër, që i dhanë mbushjeje iniciativës.

     

    “Këtë lloj fabule, ose këtë lloj narrative apo ushqim e hanë vetëm peshqit e “Ballkanit të Mbyllur”. Peshkve të “Ballkanit të Mbyllur” nuk kemi çfarë tu bëjmë, i kemi në ujërat tona, edhe ne lloje peshqish jem, po të rrimë te kjo fauna e detit, por Ballkani i Hapur është për të gjithë njerëzit. Të peshkosh në këtë ujin e historisë së marrëdhënieve ballkanike për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën dhe në ngjitje me të ardhmen është shumë e kollajshme por nuk ka për të funksionuar. Ne nuk kemi pritur që Rusia të sulmojë Ukrainën, për ta marrë vesh që Serbia ka një marrëdhënie të veçantë me Rusinë, as s’kemi pritur “Ballkanin e Hapur”, apo nuk ka ka mësuar “Ballkani i Mbyllur” për ta kuptuar historinë, dhe as nuk na ka penguar e as na pengon kjo histori, përkundrazi ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë që të ndërtojmë një histori të re”, tha Rama.

    Kujtojmë se deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i shquar si propagandist i Putinit, u morën të mirëqena nga Presidenca e Kosovës. Madje, shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i shpërndau në Twitterin e tij si për të argumentuar se pse janë kundër iniciativës së Ballkanit të Hapur.

    Nga ana tjetër, në samitin e ‘Open Balkan’ në Ohër, pjesëmarrësve iu është drejtuar edhe emisari special i Presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili i dha mbështetje iniciativës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!