Pas “porosisë” që homologu i tij Albin Kurti i la mbrëmjen e së mërkurës, Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se qasjen ndaj Serbisë e kanë të ndryshme.
“Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë“, nënvizoi kreu i qeverisë.
“E kemi ndarë këtë punë me Albinin, nuk jam fare në disponimin që t’a kthej përgjigjen, se e kam përgjigjen. Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë. Uroj që ta realizojnë se është barra e tij”, tha Rama
Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i tha Ramës mbrëmjen e shkuar në “Opinion” që të mos mbajë shpresa te Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“I dëshiroj shumë suksese Republikës së Shqipërisë, jemi dy shtete të të njëjtit komb dhe do të duhej që të ketë shumë më pak shpresa te Presidenti i Serbisë i cili nuk shkëputet dot nga Presidenti despotik i Rusisë“, u shpreh Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.