×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama për Kurtin: Kur takohemi kemi sinergji të plotë, qeshim jo pak

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 11:56

    Derisa flitet se raportet e Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk janë kurrqysh, Rama nisi takimin ndërqeveritar, duke folur për kiminë që e ka “me Albinin”.

    Pasi kryeministri Albin Kurti lexoi fjalimin e tij në takimin mes dy qeverive, Rama tha se e la anash fjalimin e tij dhe se do të thotë fjalë të tjera.

    Rama e nisi fjalën e tij me kiminë që e ka me Kurtin, edhe pse, ai thotë se “pakkush e beson”.

    “Është një kënaqësi e vecantë. Edhe pse pakkush e beson kur e them, se, ku ne takohemi, kemi një sinergji të plotë dhe qëshim jo pak. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Rama.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!