Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai tha se këto punime janë duke vazhduar me intensitet të lartë dhe pasi të përfundojë pjesa tjetër e rrugës nga Gorenje në Veternik, do të ndërtohet një rrethrrotullim.
Sipas tij, me ndërtimin e këtij rrethrrotullimi do të lehtësohet trafiku.
“Në këtë kuadër, falënderojmë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin e tyre dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti”, thotë Rama.
Postimi i tij i plotë:
Punimet për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” po vazhdojnë me intensitet të lartë. Pasi të përfundojë pjesa tjetër e rrugës nga Gorenje në Veternik, ku do të ndërtohet një rrethrrotullim, trafiku në këtë zonë do të lehtësohet ndjeshëm, duke përmirësuar qarkullimin për të gjithë qytetarët.
Në këtë kuadër, falënderojmë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin e tyre dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.
Jemi të përkushtuar që të punojmë pa pushim në çdo cep të kryeqytetit për të përmirësuar infrastrukturën dhe trafikun në Prishtinë. Ky projekt është vetëm një nga shumë iniciativat që po ndërmarrim për të transformuar kryeqytetin tonë.
Prishtina po transformohet dhe së bashku po ndërtojmë një qytet më të mirë për të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.