Kryetari i Prishtinës, Përparim Ramaka publikuar një fotografi ku shihen zjarrfikësit e kryeqytetit e për të cilët ka thënë se janë heronjtë tanë të heshtur.
Rama në llogarinë e tij në Facebook shkruan se zjarrfikësit tregojnë se janë gjithmonë në krye të detyrës dhe vendimtarë në momente kritike. Ai tha se për rastin lagjen “Mati 1” në Prishtinë, intervenuan menjëherë dhe shpëtuan jetë.
“Me këtë fotografi, zjarrfikësit tregojnë se janë gjithmonë në krye të detyrës dhe vendimtarë në momente kritike, si mbrëmë, e në rastet e fundit ku intervenuan menjëherë dhe shpëtuan jetë. Ata janë heronjtë tanë të heshtur! Shpëtimtarë të cilët me plot vullnet, guxim e sakrificë kujdesen që ne të jemi dhe të ndjehemi të sigurt. Ju faleminderit për punën tuaj të palodhshme e heroike”, ka shkruar Rama.
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, policia jep detajet
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.