Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur projektin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Publikimi i ‘Projektit të Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’ u bë pas një tryeze diskutimi ku Rama mblodhi Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Rifat Latifi, Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë dhe miq e partnerë të tjerë.
Kryetari Rama tha se ky spital do t’i përmbushë të gjitha nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet shëndetësore që ata kanë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.