×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Prishtinën s’po e shoh më si jetime

    Reporteri
    01 Janar 2022 | 15:55

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur mbi situatën se si ai po e sheh tash kryeqytetin prej se është bërë prijës i tij.

    Rama tha se tash, Prishtinën po e sheh me sy më ndryshe, sepse sipas tij, kryeqytetin nuk po e sheh më si jetim.

    “Tash, po e shoh me sy ndryshe Prishtinën, për arsye se nuk e shoh më si jetim Prishtinën. Tash e ka dikë që ia ndien për të, me i ndihmuar qytetit dhe qytetarëve të Prishtinës”, është shprehur Rama në emisionin “Ju Flet Pristhina” në Klan Kosova.

    Më tej, Rama tha se Prishtinën po e do më shumë, sepse sipas tij, tash është në mbrojtjen e tij.

    “Duke u takuar shumë e më shumë me ekipet e komunës dhe me mundësitë që mundemi me i zhvillu për të mirën e Prishtinës vetëbesimin e kam edhe më të lartë se mundemi më bë ndryshime pozitive”.

    “Kështu që, Prishtinën po e dua më shumë sepse tash është nën mbrojtjen time dhe jemi çdo ditë duke bërë plane për ta bërë mirë e më mirë”, është shprehur Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!