×
  • Lajme
  • Lajme / Nga stadiumi

    Rama publikon foto duke ndjekur ndeshjen Kosovë-Qipro me ambasadorin amerikan dhe atë britanik

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 21:49

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një fotografi ku shihet duke e ndjekur ndeshjen Kosovë-Qipro nga stadium “Fadil Vokrri”.

    Pas tij në fotografi duke e ndjekur ndeshjen shihen edhe Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves. Në stadium janë edhe Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK’së, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    “Gjeneratë pas gjenerate me ty Kosovë💙”, ka shkruar Rama.


    Ndryshe, me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e kësaj ndeshje.

    Golin për Kosovën e shënoi Kapitani i Kombëtares, Amir Rrahmani, në minutën e 29’të, pas një aksioni që e filloi vetë.

    “Dardanët” kishin në posedim topin 67 përqind, derisa lojtarët e Qipros 33 përqind

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!