×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Rama publikon pamje nga dekorimi i një zone të Prishtinës në prag të muajit të Ramazanit

    Reporteri
    10 Mars 2024 | 14:16

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se në prag të muajit të Ramazanit është dekoruar rruga “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, shkruan Reporteri.net.

    Poashtu ai ka bërë të ditur se është takuar edhe me kreun e KBI-së, Hetem Sopjanin.

    Postimi i plotë:

    🌙Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice.

    Vizituam po ashtu Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku u pritëm nga kreu i KBI-së, Hetem ef. Sopjani me të cilin biseduam për projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve.

    Pamë edhe dizajnin e veçantë të lokalit “Begler” i cili gjendet në këtë zonë dhe që duhet vizituar patjetër.

    Ndërsa sonte ju pres te Xhamia e Gurit, në ora 20:30 bashkë me kryemiftiun e BIK, Naim Tërrnava, për të parë zonën e zbukuruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!