×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Rama-qeverisë në detyrë: Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” i keni ndalë mbi diçka që ligjërisht s’ekziston

    Reporteri
    01 Maj 2025 | 17:02

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” qeveria në detyrë i ka ndalë mbi diçka që ligjërisht sipas tij nuk ekziston, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Ramës, s’ka kufi të miratuar e as koordinata, e gjithashtu as regjistrim në Kadastër e publikim në Gazetën Zyrtare.

    Ai madje ka shtruar edhe disa pyetje lidhur me këto çështje.

    Reagimi:

    I keni ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston!!!

    ❌ S’ka kufi të miratuar, as koordinata!
    ❌ S’ka perimetër të shpallur në Geoportal!
    ❌ S’ka regjistrim në Kadastër!
    ❌ S’ka publikim në Gazetën Zyrtare!

    Siç e paska pohuar publikisht edhe ish-ministrja Dumoshi, në vitin 2020, sa ishte ministre e MKRS-së, ka dhënë pëlqimin për mbrojtje dhe përfshirje në listën e trashëgimisë, por IKMM dhe QRTK asnjëherë nuk e kanë përmbyllur procedurën ligjore për regjistrim dhe përcaktim të perimetrit – siç kërkon neni 4.6 i Ligjit Nr. 02/L-88.

    Ne, po vazhdojmë me insistu në pyetjet:
    ▪️ Ku është vendimi që ka hyrë në fuqi?
    ▪️ Pse nuk është regjistruar në Kadastër?
    ▪️ Pse nuk janë publikuar hartat zyrtare?

    ▪️ Kush mban përgjegjësi që e ka dërguar inspektoratin dhe policinë për ndalim të punimeve pa pasur bazë ligjore?

    Punët në Kryeqytet nuk mundeni me i ndal me draft-raporte!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!