×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Rroftë Kosova, sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të UÇK-së

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 19:27

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.


    Rama ka thënë që prej se e ka marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe ka lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, “përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time”.

    “Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!

    RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, ka thënë Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!