×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama shkruan sërish për mbeturinat: Ju lusim për durim, ekipet tona do të arrijnë në të gjitha lagjet

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 19:46

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë edhe një postim të dytë sot lidhur me mbeturinat.

    Ai ka publikuar disa foto ku shihen kamionët duke pastruar mbeturinat në një nga lagjet e kryeqytetit, ndërsa kërkon durim nga qytetarët pasi thotë se ekipet do të arrijnë në të gjitha lagjet, shkruan Reporteri.net.

    “Shpreh mirënjohjen time të thellë për ekipet në terren, që po punojnë ditën dhe natën për të menaxhuar situatën e rënduar me mbeturina. 🚛 Falënderoj nga zemra edhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin e treguar. 💙
    Ju lusim për durim – ekipet tona do të arrijnë në të gjitha lagjet! 🙏”, ka shkruar Rama.

    Kurse, në postim e parë, Rama hedhi akuza në drejtim të ndërmarrjes “Pastrimi”, që sipas tij përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta.

    Rama, ndërkaq premtoi se nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!