Shumë shtete, por në veçanti Kosova ka ndihmuar jashtëzakonisht Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm që e goditi këtë vend mëngjesin e 26 nëntorit.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka postuar në faqen e tij në Facebook, një video emocionuese që përshkruan situatën e pas tërmetit në Shqipëri.
Në video i jepet theks të veçantë shteteve që e ndihmuan Shqipërinë, si me ekipe shpëtimi, por edhe me mjete financiare e ushqim e veshmbathje.
Në video shfaqet një djalë i vogël që po ndërtonte një lagje me lodrat e tij, por që një dridhje e tokës ia rrëzon ato.
Më pas, duar të tjera me flamuj të shteteve, i dalin në ndihmë djalit duke ia rikthyer sërish ndërtesat e rrënaura nga dridhja e tokës. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.