×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Rama sot takohet me Vuçiq dhe Zaev, diskutojnë për ‘Mini-Schengen-in’

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 10:41

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të marrë pjesë në një konferencë online për “Mini-Schengen” së bashku me presidentin e serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.


    Pak ditë më parë Vuçiç deklaroi se ai pret që të merren vendimet përfundimtare sa i përket veprimeve të përbashkta kundër katastrofave natyrore, apo edhe qarkullimit të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.

    Nisma “mini Schengen”, e cila aktualisht përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, u nis në 2019 nga të tre vendet si një projekt për të përmirësuar ekonominë dhe bashkëpunimin rajonal.

    Ideja e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm për të përshpejtuar zhvillimin e tyre ekonomik. Një ftesë për t’u bashkuar në këtë iniciativë u dërgua edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje.

    Kosova u zotua në marrëveshjen e Washingtonit për t’ju bashkuar iniciativës së “Mini-Schengen”, por Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës, që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!