×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Prishtinë

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 10:50

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim komandantin e Misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Enrico Barduani.

    Përmes një postimi, Rama ka thënë se gjatë takimit me Barduanin kanë diskutuar për sigurinë në Prishtinë.

    “Diskutuam për sigurinë në Prishtinë dhe gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka shkruar Rama.

    Po ashtu, kryerari është shprehur falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes e sigurisë në Prishtinë dhe mbarë vendin.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!