×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama uron Hotin, por a do të ketë raporte të acaruara edhe me të?

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 18:33

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar përmes Twitter, homologun e tij të ri nga Kosova, Avdullah Hotin, shkruan Reporteri.


    “U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, ka shkruar Rama.

    Kur Albin Kurti ishte zgjedhur kryeministër, nuk ishte raportuar për një urim të tillë nga Rama, megjithatë një urim ia kishte dërguar kur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet.

    Kryeministri i ri kosovar do të ketë sfidë edhe permirësimin e raporteve të qeverive të dy vendeve të një kombi, pasi ato nuk ishin edhe aq të mira në 3 vitet e fundit.

    Kryeministri Rama nuk kishte pervoja të mira me dy kryeministrat e fundit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, shkruan Reporteri.

    Derisa i pari e akuzonte se mori pjesë në planin për shkembime territoresh, për çka edhe tash janë në gjyq, i dyti i hapi betejë duke hapur degë të Vetëvendosjes në Tiranë, nuk e përkrahu idenë e Minishengenit në Ballkan dhe për më tepër e akuzoi rëndë për rrëzimin e objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë.

    Kjo e kishte hidhëruar shumë Ramën dhe këto i kishte shprehur publikisht.

    Kryeministri shqiptar dihet se ka një miqësi të fortë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe kishte raporte korrekte edhe me ish-kryeministrin, Isa Mustafa. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!