Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”.
Përmes një njoftimi nga komuna, thuhet se ky projekt është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor, raporton gazeta online Reporteri.net.
Tutje, kanë shkruar se në këtë mënyrë do t’i fuqizojnë fermerët e kryeqytetit, kështu duke i dhënë ekonomisë së Kosovës një nxitje të re.
“Këtë vit, ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e Kryeqytetit, duke i fuqizuar ata dhe duke i dhënë ekonomisë sonë lokale një nxitje të re. Kryetari, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e bujqësisë, Donjeta Dragusha, vizituan përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”, që është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor!”, thuhet në postimin e komunës.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.