Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, thotë se idetë territoriale nuk duhet dhe nuk mund të jenë në tavolinën e dialogut.
Sipas tij rifillimi i dialogut nënkupton heqje dorë nga ‘shkelja e syrit’ për territore, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i tij:
Mos ia ‘shkelni syrin’ idesë për territore
Gjatë kësaj periudhe, procesi i dialogut Kosovë-Serbi u shtrëmbërua në përmbajtje, për shkak të ideve territoriale që para-diskutoheshin. Prandaj, edhe u bë i pamundshëm.
Megjithatë, ajo që u qartësua është se idetë territoriale nuk duhet dhe nuk mund të jenë në tavolinën e dialogut. Kjo vetëm sa i përkeqëson arritjet e deritashme në Kosovë dhe në Ballkan.
Rifillimi i dialogut nënkupton rikornizim të dialogut për njohje. Nënkupton heqje dorë nga ‘shkelja e syrit’ për territore.
Kosova e 17 shkurtit 2008 as nuk tjetërsohet, as nuk zhbëhet, as nuk përçudnohet.
100% SHTET
#KryeministerRamushHARADINAJ
#BurimRAMADANI
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.