×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Qytetarët nuk e dhanë provimin gjatë lehtësimit të masave, nuk lejoj që të vdesin njerëzit shkaku i pakujdesisë

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 13:36

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për medie, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë dhënë provimin gjatë lehtësimit të masave dhe se janë treguar të pakujdesshëm në këtë fazë.


    “Nuk iu kanë përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, prandaj kemi rritje të numrit të rasteve dhe sipas prognozës sonë, ky numër do vazhdojë të rritet gjatë kësaj jave”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.

    Ramadani lidhur me masat kufizuese ka thënë se do të kthehemi në pikën zero, sepse si profesionist shëndetësor nuk do të lejojë që të vdesin njerëzit si pasojë e pakujdesisë.

    “Kemi punuar 20 orë në ditë, nuk do të lejojmë të vdesin njerëzit për shkak të pakujdesisë.”, tha ai.

    Ai apel të posacëm ka për kryetarët e komunave, që prej këtij momenti të dalin në terren 24 orë, derisa të ulet numri i rasteve me COVID-19.

    Drejtori i IKSHP-së, vazhdimisht bëri thirrje që të zbatohen rreptësisht masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit si mbajtja e maskave, larja e duarve dhe distanca fizike.

    Lidhur me manualin shëndetësor ai tha se nuk është dokument ligjor ekzekutiv por, një përmbledhje e dokumenteve që të vazhdojnë marrja e masave për parandalim të COVID-19.

    “Ky manual do të fillojë të funksionojë prej përfundimit të kësaj konference për medie.” , ka thënë Ramadani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!