×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Rastet po rriten si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve tona

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 17:33

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, kanë vizituar Klinikën ku po qëndrojnë të shtrirë pacientët e prekur me koronavirus.


    Ramadani kërkoi respektim të masave mbrojtëse dhe tha se rritja e rasteve po bëhet si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë.

    “Duke pasur parasysh se kemi një numër brengosës të rritur të rasteve pozitiv dhe atë si pasojë e moskujdesit dhe mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së, të cilët kishim mundur që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë nëse ata i përmbahen këtyre rekomandimeve të detajuara në manualin e për parandalimin e pandemisë dhe sidomos do ta zbrazte Klinikën Infektive me rastet kronike që pastaj mund të përfundojnë me fatalitet”, tha Ramadani, duke shtuar se mbajtja e maskës shpëton jetë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!