Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se situata epidemiologjike javëve të fundit është më e mira në rajon dhe në Evropë.
Ai tha që situata është e kënaqshme, pasi që kanë arritur që të shpallin hapjen e shkollave të pjesërishme dhe të kontrolluara, shkruan Indeksonline.
“Më lejoni që të shprehi një disponim, një situatë tejet të kënaqshme, pasi që kemi arritur në këtë ditë, pas shumë peripecive, të shpallim hapjen e shkollave të pjesërishme dhe të kontrolluara”.
Ai thotë që Instituti ka punuar që 8 muaj, 24 orë në shërbim të qytetareve dhe në kontrollin e situatës epidemiologjike e cila javëve të fundit është më e mira në rajon dhe në Evropë
“Vala në rajon e Evropë është duke u ngritur, në Kosovë është duke rënë”, tha Ramadani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.