×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani thotë se shkarkimi i Vjosa Osmanit jo i papritur, konstaton se ajo ishte kundër partisë së saj aq sa VV

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 22:38

    Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ka thënë se shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat e saj drejtuese në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka qenë i pritur.


    Sipas tij, Osmani nuk përbën thjeshtë një fraksion apo një vizion alternativ brenda LDK-së por, ka ndërtuar rrugën për dalje të plotë nga kjo parti, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka krahasuar rastin e zgjedhjes si nënkryetare e Kuvendit të Aida Dërgutit sa ishte anëtare e VV-së, post i cili pas kalimit të Dërgutit në PSD, u kërkua me ngulm nga VV-ja sepse sipas tyre ky post i takonte VV-së.

    Ndërsa, pas prishjes së koalicionit me LDK-në, VV-ja nuk i kërkoi Osmanit dorëheqjen sikur që kishte bërë me Dergutin.

    Kjo sepse sipas Ramadanit, VV e sheh Osmanin si aleate përmes të cilës e përçan LDK-në.

    Ramadani tutje thotë se Vjosa Osmani ishte kundër LDK-së po aq sa Lëvizja Vetëvendosje.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Aida Derguti ishte zgjedhur Nenkryetare e Kuvendit sa ishte anetare e VV-se.

    Pasi kaloi ne PSD, VV-ja me ngulm i kerkoi doreheqjen Dergutit sepse sipas tyre “Ajo mban nje post qe i takon VV-se”.

    Madje insistuan aq shume sa lenden e derguan ne Gjykaten Kushtetuese qe vendosi ne favor te Dergutit.

    Vjosa Osmani me marreveshjen LVV-LDK per bashkeqeverisje eshte zgjedhur Kryetare e Kuvendit, post ky qe i takon VV-se.

    Pas prishjes se koalicionit me LDK-ne, VV-ja nuk i kerkoi Osmanit doreheqjen, sikur qe kishte bere me Dergutin.

    Nuk e problematizoi ceshtjen dhe nuk e dergoi ne Kushtetuese.

    Pse?

    Sepse Osmanin e sheh si aleate permes te ciles e perçan LDK-ne dhe me te cilen ne Kushtetuese dergojne argumente kunder legalitetit dhe legjitimitetit te Qeverise se LDK-se.

    Sepse Osmani ka qene po aq e ashper sa edhe Kurti kunder Qeverise se drejtuar nga bashkepartiaku i saj, Avdullah Hoti.

    LDK-ja normalisht nuk eshte naive qe te mos e sheh se Osmani eshte ne sherbim te plote te agjendes se Kurtit.

    Ajo perket me shume ne nje parti tjeter sesa ne partine ku ishte Nenkryetare.

    Shkarkimi i saj nga strukturat drejtuese te partise ndoshta eshte radikal dhe i sforcuar, por jo edhe i papritur.

    Cdo gje ka nje limit. Vjosa Osmani nuk perben thjesht nje fraksion apo nje vizion alternativ brenda LDK-se, por ka ndertuar rrugen per dalje te plote nga kjo parti.

    Ajo eshte kunder partise se saj aq sa LVV-ja.

    https://www.facebook.com/shkodran11/posts/10220336877606373

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!