Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka folur për komunikatën 59, për të cilën tash e tre ditë po diskutohet në sallën e gjyqit në Hagë derisa po dëshmon Fadil Geci.
Buja është pyetur nëse e di se kush e ka shkruar atë komunikatë, dhe ka thënë se po të kishte informacione do ta thoshte.
I pyetur nëse e ka shkruar Hashim Thaçi, Buja ka thënë se është “bukur shumë i sigurt” se ajo s’është shkruar nga ish-presidenti i Kosovës.
“Jo, jam bukur shumë i sigurt, s’muj me thanë qind për qind, se qind për qind veç vdekja, pasi që në raportet që i kam pasur, do të më kishte thanë, Ramë e shkrova, gabova sepse s’i kam pasur informacionet që i ke ti”, ka thënë Ramë Buja në T7.
Ai ka thënë se ajo komunikatë ka shkaktuar dëm të madh tek familja Geci dhe se ndjehet keq për diçka të tillë që ka ndodhur.
“Ka shkaktuar shumë dëm, tek ajo familje që është cenuar. S’ka akuzë më të madhe se t’i thua dikuj tradhtar i vendit tënd. Më vjen keq që ka nxjerrë probleme për atë familje”, ka theksuar Buja.
“Jam i bindur që Hashim Thaçi s’ka dorë në atë gjë”, ka thënë ai tutje./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.