Ish- anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja thotë se nuk është ftuar asnjëherë nga Specialja, anipse e ka pritur këtë.
Buja në emisionin “Frontal” në T7, kur u pyet se a ka pritur që Specialja ta ftojë, ai tha se këtë e ka pritur pasi ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Unë kam pritur, se kam qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, tha Buja.
Në Hagë, aktualisht janë në paraburgim disa figura të politikës së Kosovës, e po ashtu edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi janë të fundit që arritën në Hagë, ndaj tre prej të cilëve u mbajt edhe seanca e parë në Gjykatën Speciale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.