×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Kelmendi i thotë Albin Kurtit: Pushka top t’u bëftë, në Kosovë nuk do të ketë regjime, harroje

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 20:22

    Albin Kurti ka takuar sot Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga kompania e Ramiz Kelmendit vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.


    “Amar Pushka është i papunë por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi ta mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të drejtave të punëtoreve nga punëmarrësit shpejt do t’i vijë fundi”, ka paralajmëruar Kurti duke publikuar foto bashkë me ish-punëtorin e ETC-së.

    Ndaj këtij shkrimi të Kurtit ka reaguar ashpër ish-deputeti Ramiz Kelmendi, i cili i thotë Kurtit pushka top t’u bëftë, shkruan Reporteri.net.

    Kelmendi ndër të tjera shkruan “Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE!”.

    Postimi i Kelmendit:

    ALBIN KURTI, PUSHKA TOP

    Reagim ndaj fillimit të Shantazhit të paralajmëruar në të gjitha fushatat zgjedhore nga Kurti mbi Kompanitë dhe bizneset private të Republikës së Kosovës

    Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Unë Ramiz Kelmendi pronar i Grupit ELKOS nga Peja, deputet në tre legjislatura të Parlamentit të Republikës së Kosovës, zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike në Qeverinë Mustafa dhe ndërmarrës, shprehë shqetësimin e thellë për thirrjet e Albinin Kurtit për Linçim politik ndaj meje, kompanisë time dhe tërthorazi edhe kolegët tjerë biznesmen të suksesshëm, duke tentuar për frikësim, detyrim dhe nënshtrim për të mbështetur personin dhe mendësinë Albin Kurti!

    Më duhet të sqaroi se kompania Elkos ka përvojë 30 vjeçare në operim dhe atë nga viti 1990, kur regjimi serbë më shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Ndërmarrjes Shoqërore.
    I persekutuar në vazhdimësi ashtu siç ishte edhe Albini nga i njëjti regjim serb, ja kam dalur që të triumfoi duke përballuar çdo torturë e propagandë ndaj personit tim. E kam luftuar atë regjim dhe nuk jamë nënshtruar asnjëherë. Veperimtaria ime sot është storie suksesi për Kosovën.

    Andaj, paraqitja në Istagram e Albin Kurtit, se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!

    Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE!
    Ka kushtetutë dhe ligje, sikur për mua dhe për ty, e në bazë të të cilave, bash kush – kë do – mbështet! Ti, unë, tjetri e tjetri e posaçërisht punonjësi të cilin e keni nënvizuar, për të cilën kam dhimbje dhe drojë se ka rënë nën ndikimin e shkollave tuaja përpunuese. E din ti Albin për çfarë po flas!

    Albin Kurti, si i nominuar për Kryeministër dhe si më i votuari nga kandidaturat, Kushtetuta dhe ligji të obligon që të jesh i të gjithëve, andaj fillo mendo ndryshe. E di se e ke vështirë, të kuptojë.

    Albin, kështu, pikërisht me këto metoda më akuzove edhe në rastin e taksës 100%, të cilën unë dhe kompania ime me përpikëri dhe nderë e respektuam dhe po vazhdojmë ta respektojmë si vendim shtetëror dhe tani si duket … ka ardhur koha ta heqësh vet. Unë nuk të kam faj për këtë, andaj mos u mundo të krijosh lajmin diku tjetër, sa për ta mbuluar dhe mbytur lajmin e madh që të pret në këtë drejtim!

    Albin, Ide të till aka ikur në shekullin e kaluar Albin.

    Me këtë rast, ftojë publikisht organet e rendit dhe drejtësisë dhe Avokatin e Popullit që të veprojnë në hetimin dhe qëllimet e errëta të këtij rasti, në funksion të zbardhjes së të vërtetës.

    Me respekt;
    Ramiz Kelmendi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!